Bisedimet e Putin dhe Macron rreth marrëveshjes bërthamore
Presidentët e Francës dhe Rusisë të enjten në San Petersburg zhvillojnë një takim dhe bisedojnë në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Grupit 5+1 dhe Iranit.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Vladimi Putin, presidenti i Rusisë, sot në San Petersburg pret në një takim homologun e tij francez. Temë kryesore të këtij takimi do të jetë marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit, zhvillimet në Siri dhe çështje të tjera bilaterale. Burimet zyrtare franceze kanë thënë se liderët e Francës dhe Rusisë do të bisedojnë në mënyrë të hollësishme në lidhje me temat e lartpërmendura. Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Emmanuel Macron që shkon si president i Francës në Rusi.