Çdo 48 orë një fëmijë zhduket në Itali
May 26, 2018 02:57 Europe/Tirane
Shoqata Italiane për Mbrojtjen e Fëmijëve njoftoi se çdo 48 orë një fëmijë zhduket në vend.
Shoqata a ashtuquajtur "telefoni blu", me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Fëmijëve paralajmëroi se "në çdo pesë fëmijë të zhdukur, katër prej tyre nuk gjenden kurrë". Provinca e Lazio-s ka numrin më të madh të fëmijëve të zhdukur, 23%, ndërsa në vendin e dytë gjendet provinca veriore Lombardia me 22.7%. Hulumtimi i Shoqatës "telefoni blu", me titull "Mos të lejojmë të zhduken", u prezantua dje në Romë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur.
Tags