Siria merr kryesinë e konferencës ndërkombëtare për çarmatosjen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76460-siria_merr_kryesinë_e_konferencës_ndërkombëtare_për_çarmatosjen
Pavarësisht kundërshtimit të Amerikës dhe regjimit sionist, Siria për një muaj do të jetë kryesuesja e radhës së konferencës ndërkombëtare për çarmatimit që vepron nën mbikëqyrjen e OKB-së. Konferenca ndërkombëtare për çarmatimin e OKB duke filluar nga dita e hënë më 28 maj, përgjatë një muaji do të zhvillohet në Gjenevë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2018 10:08 Europe/Tirane
  • Siria merr kryesinë e konferencës ndërkombëtare për çarmatosjen

Pavarësisht kundërshtimit të Amerikës dhe regjimit sionist, Siria për një muaj do të jetë kryesuesja e radhës së konferencës ndërkombëtare për çarmatimit që vepron nën mbikëqyrjen e OKB-së. Konferenca ndërkombëtare për çarmatimin e OKB duke filluar nga dita e hënë më 28 maj, përgjatë një muaji do të zhvillohet në Gjenevë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Husamudin Al-A'la, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në zyrën e OKB dhe të organizatave ndërkombëtare në Gjenevë, deklaroi se programi punues i konferencës ndërkombëtare për çarmatosjen e armëve përfshinë çështje si çarmatosja e armëve bërthamore, çarmatosja e llojeve të armëve të shkatërrimit në mashë dhe çarmatosja e llojeve të tjera të armëve. Ai shtoi: "Kjo konferencë si një organizatë e përbërë nga 65 vende anëtare dhe veprën në bazë të parimit të barazisë mes të gjitha vendeve dhe si rezultat politikat dhe spekulimet e Amerikës dhe aleateve të saj nuk mund të pengojnë që Siria të marrë kryesinë e kësaj konference. Siria nga ana e saj, do të veprojë në bazë të përgjegjësive dhe kornizës së nevojave të kryesisë së kësaj konference dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për zbatimin e vendimeve të kësaj konference".