Joe Biden: Veprimet e presidentit amerikan aspak të matura
Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara i konsideron veprimet e presidentit aktual raciste dhe demagogjike.
Joe Biden i cili ushtroi postin e nënpresidentit amerikan nga viti 2008 deri në 2016, kritikoi pozicionin aktual të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se qeveria aktuale është "populizëm i rremë" dhe "nacionalizëm i rremë". Ai tha se politikat aktuale të qeverisë amerikane janë të dëmshme për vendin dhe duhet të ndalen. Ish nënpresidenti i parë i SHBA, i cili në disa media u spekulua se do të jetë kandidat i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të 2020, për t'a sfiduar Donald trump-in, ishte i pranishëm në takimin e kësaj partie në Nju Jork dhe nga Andrew Cuomo, guvernator aktual i Nju Jorkut t'a përkrah në zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara do të përfundojnë deri në vitin 2018, dhe sondazhet tregojnë se Partia Demokratike ka tejkaluar Partinë Republikane.