Katër ushtarakë rusë u vranë në granatimet në Sirinë lindore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76632-katër_ushtarakë_rusë_u_vranë_në_granatimet_në_sirinë_lindore
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se katër ushtarë rusë kanë humbur jetën pasi militantët e sponsorizuar nga jashtë nisën një sulm kundër një njësie artilerie të ushtrisë siriane në krahinën lindore të Deir al-Zaur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2018 12:55 Europe/Tirane
  • Katër ushtarakë rusë u vranë në granatimet në Sirinë lindore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se katër ushtarë rusë kanë humbur jetën pasi militantët e sponsorizuar nga jashtë nisën një sulm kundër një njësie artilerie të ushtrisë siriane në krahinën lindore të Deir al-Zaur.

Ministria në një deklaratë të dielën konfirmoi se dy këshilltarë ushtarakë rusë, u vranë në vend, ndërsa pesë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në një spital ushtarak rus për të marrë trajtim. Sipas këtij burimi, dy ushtarakë rusë vdiqën në spital pas plagëve të rënda. Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë shtoi se rreth 43 militantë u vranë në luftimet që pasuan, të cilat zgjatën rreth një orë pa thënë saktësisht se kur dhe ku ndodhën luftimet. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut më vonë deklaroi se nëntë ushtarë rusë së bashku me 26 ushtarë sirianë u vranë në sulmin e së mërkurës. Kryetari i Observatorit Rami Abdel Rahman tha për AFP se "disa grupe" të militantëve kishin sulmuar forcat qeveritare siriane pranë qytetit Majadin, që ndodhet rreth 44 kilometra në juglindje të kryeqytetit provincial Deir al-Zaur dhe se disa shtetas rusë ishin me ta në kohën e sulmit.