KS: Një dekadë bllokadë ndaj Gazës, nuk mund të anashkalohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76844-ks_një_dekadë_bllokadë_ndaj_gazës_nuk_mund_të_anashkalohet
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit  të OKB kanë deklaruar se nuk mund të anashkalohet bllokada dhjetëvjeçare ndaj Gazës dhe krimet e regjimit sionist ndaj popullit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2018 09:14 Europe/Tirane
  • KS: Një dekadë bllokadë ndaj Gazës, nuk mund të anashkalohet

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit  të OKB kanë deklaruar se nuk mund të anashkalohet bllokada dhjetëvjeçare ndaj Gazës dhe krimet e regjimit sionist ndaj popullit palestinez.

 Agjencia e lajmeve Vasily Nebenzya, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, të mërkurën në mbledhjen e KS të OKB për shqyrtimin e zhvillimeve në Rripin e Gazës, deklaroi se veprimet provokuese, të njëanshme, dhuna, vazhdimi i pushtimit dhe ndërtimit i kolonive sioniste në territoret e pushtuara, duhet të ndërpriten. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB shtoi se OKB duhet të marrë masa të menjëhershme për të dërguar ndihma humanitare për palestinezët. Ndërkohë Riad Mansur, përfaqësuesi i Palestinës në OKB, gjithashtu duke kritikuar politikat e Amerikës, ka kërkuar nga KS i OKB që të pengojë vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës. François Delatere, përfaqësuesi i Francës në OKB, në këtë takim deklaroi se një dekadë bllokadë ndaj Rripit të Gazës nuk mund të anashkalohet dhe këto protesta tregojnë më së miri për problemet e popullatës palestineze në këtë rajon. Edhe përfaqësuesi i Kinës ka deklaruar se vendi i tij e mbështet popullin palestinez për formimin e shtetit të tyre të pavarur. Nga ana tjetër përfaqësuesja e Amerikës dhe përfaqësuesi i Britanisë në këtë takim kanë përsëritur qëndrimet e mëparshme të vendeve të tyre dhe pavarësisht krimeve të regjimit sionist, kanë deklaruar mbështetjen e vet ndaj këtij regjimi.