Kryeministri kanadez refuzon të takojë Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76888-kryeministri_kanadez_refuzon_të_takojë_trump
Kryeministri kanadez Justin Trudeau parakushtet amerikane për një marrëveshje të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) i quajti "krejtësisht të papranueshme" dhe refuzoi të takohej me presidentin Donald Trump.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 01, 2018 05:23 Europe/Tirane
  • Kryeministri kanadez refuzon të takojë Trump

Kryeministri kanadez Justin Trudeau parakushtet amerikane për një marrëveshje të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) i quajti "krejtësisht të papranueshme" dhe refuzoi të takohej me presidentin Donald Trump.

Sipas Associated Press, Justin Trudeau të enjten tha se në një bisedë telefonike me zëvendës presidentin amerikan Mike Pence atij i kishte propozuar të përfundonte bisedimet mbi një marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) me Uashingtonin këtë javë. Takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara është i mundur vetëm nëse ai pajtohet me traktatin për shtimin e një klauzole pesëvjeçare "sunset", ka thënë Justin Trudeau.  Donald Trump më herët ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kishin thënë kryeministrit kanadez se Uashingtoni pranon vetëm një marrëveshje të mirë, përndryshe nuk do të nënshkruhet asnjë kontratë. Justin Trudeau ka refuzuar një takim me Trump, i cili shumë kohë më parë kundërshtoi traktatin NAFTA me shtimin e një klauzole të re dhe tha se sektorët komercialë kanë nevojë për investime afatgjata të besueshme dhe klauzola e re krijon pasiguri.