Vazhdon seriali i goditjes së njerëzve në Britani
Burime britanike njoftuan të enjten se një makinë ka goditur një turmë njerëzish në Manchester.
Pesë vetë janë plagosur në këtë incident, njofton agjencia e lajmeve IRNA. Policia britanike ende nuk e ka konfirmuar natyrën terroriste të incidentit. Hetimet e policisë vazhdojnë akoma. Më 27 prill, një shofer i një makine goditi disa këmbësorë para xhamisë "Shah Xhalal" në Birmingham, ku dy persona u plagosën në këtë incident. Britania në muajt e fundit ka qenë dëshmitare e disa sulmeve terroriste. Të paktën gjashtë persona u plagosën më 16 prill 2018, kur një makinë goditi një turmë në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu më 7 tetor 2017 një shofer makine goditi disa këmbësorë në Londër, duke lënë të plagosur një numër prej tyre. Ura e Westminster pranë Parlamentit Britanik më 22 mars 2017 ka qenë dëshmitare e një sulmi terrorist me makinë, në të cilin pesë persona u vranë dhe 40 u plagosën. Në fillim të korrikut të vitit 2017, një kamion me shpejtësi të lartë goditi së paku 20 vetë në Londër.