Fillon lufta tregtare e Trump me aleatët e Amerikës
Kërcënimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës për të hyrë në luftën tregtare, më në fund janë futur në zbatim dhe kanë filluar të zbatohen tarifat e reja për importin e çelikut dhe aluminit në këtë vend. Nga minutat e para të ditës së premte në Amerikë, eksportuesit e çelikut dhe aluminit nga vendet e Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Meksikës si pas radhës duhet të paguajnë 25 % dhe 10 % tarifa të reja për qeverinë e Amerikës.
Ky vendim është përballur me irritimin e madh të aleatëve më të afërt tregtarë të Amerikës dhe ata e kanë kërcënuar Uashingtonin për padi në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe për marrjen e veprimeve kundërpërgjigjeje. Parashikohet që produktet e bujqësisë, bagëtisë dhe disa produkte konsumuese në Amerikë të importuara nga vendet e BE, Kanadasë dhe Meksikës do përfshihen në tarifat e reja. Trump në kuadër të realizimit të objektivave të nacionalistëve amerikanë që janë konkretizuar në moton “Së pari Amerika”, ka vendosur tarifa të reja me pretekst të garantimit të sigurisë kombëtare duke përfshirë edhe prodhimin e çelikut dhe aluminit të brendshëm për konsumim ushtarak. Gjithashtu shpëtimi i industrisë së metaleve të përfshirë nga kriza në Amerikë dhe ruajtja e vendeve të punës së punëtorëve industrialë përball importit të produkteve me çmim të lirë nga jashtë, konsiderohen prej qëllime të tjera të Trump në fillimin e luftës tregtare me aleatet e Amerikës. Megjithëkëtë, fitorja në luftën tregtare me fuqitë e mëdha si BE dhe Kanadanë dhe Meksikën duke marrë parasysh varësinë reciproke, do të jetë e largët për amerikanët. Edhe pse shtimi i tarifave të produkteve importuese në periudhën afatshkurte do të rezultojë me forcimin e prodhimit kombëtar dhe ruajtjen e vendeve të punës për punëtorët amerikanë, por në të njëjtën kohë ky veprim në periudhën afatmesme do të rezultojë me ngritjen e çmimit të produkteve të prodhuara me shfrytëzimin e lëndëve të para të importuara si dhe me humbjen e tregjeve të eksportit të produkteve amerikane. Aktualisht miliona vende të punës në Amerikë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose inderekt, varën nga eksporti i produkteve dhe shërbimeve përkatëse. Gjithashtu për shembull, shtimi i çmimit çelikut dhe aluminit si pasojë e shtimit të tarifave të importit, në fund do të rezultojë me shtimin e çmimit të produkteve si makinat, tubacionet e transferimit të energjisë dhe llojet e tjera të produkteve përkatëse me objektet e infrastrukturës të metalit, çmim ky të cilin në fund të fundit do ta paguajnë vet punëtorët amerikanë. Natyrisht se në luftën tregtare do të pësojnë dëme edhe partnerët e Amerikës. Për shembull nga çdo tre punëtorë të Gjermanisë janë të varur nga funksioni i eksporteve dhe shumica e produkteve të prodhuara në Evropë, Kanada dhe Meksikë në fund të fundit derdhën në tregun e pangopshëm të Amerikës. Nacionalistët ekonomikë në Amerikë shpresojnë se në luftën tregtare në fund të fundit vendet e botës do të dorëzohen përpara kërkesave të Amerikës dhe të nënshkruajnë kontrata më të mira tregtare me Uashingtonit.