Rajoy largohet nga pozita e kryeministrit të Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76924-rajoy_largohet_nga_pozita_e_kryeministrit_të_spanjës
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është detyruar të largohet nga zyra, si pasojë e një votëbesimi kundër tij në parlament.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2018 11:10 Europe/Tirane
  • Rajoy largohet nga pozita e kryeministrit të Spanjës

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është detyruar të largohet nga zyra, si pasojë e një votëbesimi kundër tij në parlament.

Lideri socialist, Pedro Sánchez do të bëhet kryeministër i ri i Spanjës. Ai kishte nisur mocionin kundër Rajoy, meqë partia e këtij të fundit ishte përfshirë në një skandal për korrupsion. “Do të hapim një faqe të re të historisë së demokracisë në shtetin tonë”, ka thënë Sanchez para procesit të votimit të premten. Rajoy është kryeministri i parë i historisë moderne të Spanjës që mposhtet me një mocion të tillë. Lideri i Partisë Popullore ka mbajtur postin e kryeministrit prej vitit 2011. Në ditën e dytë të debatit, Rajoy ka pranuar largimin derisa u ka thënë deputetëve se “jam i nderuar që largohem nga pozita duke e lënë Spanjën më mirë se që e kam gjetur”.