BE dhe Kina kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes së Iranit
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe Wang Yi, Ministër i Punëve të Jashtme të Kinës, theksuan në takimin e tyre të premten ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Mogherini dhe Yi i bënë këto deklarata, duke iu adresuar Dialogut Strategjik BE-Kinë.
"Para së gjithash, zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore me Iranin, që ka qenë rezultat i dymbëdhjetë viteve të gjata të punës diplomatike në të cilën Kina ka qenë thelbësore dhe roli i këtij vendi vazhdon të jetë thelbësor në këto javë, muaj dhe vite të ardhshme , në vazhdimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes", ka thënë Federica Mogherini. "Ne plotësisht e ndajmë angazhimin tonë për të ruajtur marrëveshjen dhe për të punuar për vazhdimin e saj", shtoi ajo. Ndërkohë, Yi nga ana e tij tha se "për marrëveshjen e Iranit: Në të vërtetë, ne jemi njëqind për qind të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin midis Kinës dhe Bashkimit Evropian, por edhe me Rusinë si vend nënshkrues, por edhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë të cilët janë të angazhuar për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe zbatimin e saj të plotë". "Dhe ne kemi diskutuar në veçanti bashkëpunimin që kemi në dy gjëra: Një dhe më e rëndësishmja, zbatimi i vazhdueshëm i angazhimeve të lidhura me marrëveshjen bërthamore dhe kontributi i Kinës këtu është i rëndësishëm, kyç dhe thelbësor - rolin që Kina ka në projektin Arak dhe, së dyti, bashkëpunimi ynë në aspektet ekonomike të zbatimit të marrëveshjes", shtoi ai. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi më 8 maj se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të rivendos sanksionet bërthamore ndaj Iranit. Kjo është ndërsa shumica e fuqive botërore duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian kanë theksuar vazhdimisht se mbajtja e marrëveshjes është në interes të paqes dhe sigurisë botërore. Zyrtari kinez vazhdoi të thotë se "koordinimi i plotë midis Kinës, Bashkimit Europian dhe të tjerëve në botë për të garantuar se Irani mund të vazhdojë të përfitojë nga përfitimet ekonomike që dolën nga marrëveshja do të vazhdojë në javët e ardhshme".