Irlanda i jep afat 2 javë Britanisë për përcaktim të kufirit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76994-irlanda_i_jep_afat_2_javë_britanisë_për_përcaktim_të_kufirit
Britania duhet të dorëzojë propozimet e shkruara se si planifikon të vendos kufirin me Irlandën pas Brexitit, në dy javët e ardhshme, ose të përballet me dialog, deklaroi ministri i Jashtëm irlandëz Simon Coveney.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2018 08:28 Europe/Tirane
  • Irlanda i jep afat 2 javë Britanisë për përcaktim të kufirit

Britania duhet të dorëzojë propozimet e shkruara se si planifikon të vendos kufirin me Irlandën pas Brexitit, në dy javët e ardhshme, ose të përballet me dialog, deklaroi ministri i Jashtëm irlandëz Simon Coveney.

Kufiri në mes të pjesës jugore nën Britani të madhe dhe pjesës tjetër të Irlandës do të jetë i vetmi kufi i Britanisë me Bashkimin Evropian, pas daljes nga blloku. Përderisa të dyja palët janë të vendosura të mbajnë kufirin hapur, gjetja e një zgjidhjeje alternative duket e pakuptueshme. Bashkimi Evropian dhe Irlanda insistojnë që tërheqja nga marrëveshja duhet të mbyllet me një pajtim që garanton se veriu i Irlandës do të funksionojë sipas rregullave të Bashkimit Evropian, në qoftë se ne të ardhmen ndonjë pakt i tregtisë nuk do të shfaq nevojën e rikonsiderimit të kufijve.  Mark Karnei, kreu i bankës qendrore të Britanisë së Madhe ka publikuar dëmet që i shkaktohen Anglisë nga largimi i saj nga BE. Sipas Karnei, largimi i Britanisë së Madhe nga BE do t’i kushtojë këtij vendi shumën 40 miliard paund. Karnei është kundërshtar i largimit të Britanisë së Madhe nga BE dhe ka thënë se aktualisht niveli i rritjes ekonomike të Britanisë së madhe është ulur me 2% në krahasim me periudhën përpara organizimit të referendumit për Brexit. Karnei tha se Britania e Madhe ka nevojë tepër të madhe për tregun e përbashkët dhe unionin doganor të BE dhe largimi nga ky union do të dëmtojë rëndë ekonominë e Anglisë. Wes Steeringm, një prej anëtarëve të komitetit financiar në parlamentin e Anglisë ka thënë se deklarata e kreut të bankës qendrore tregojnë se Britania e Madhe pas largimit nga BE, do të bëhet më e varfër.