Juncker: Jemi afër shpërthimit në Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77026-juncker_jemi_afër_shpërthimit_në_lindjen_e_mesme
Bashkimi Evropian duhet të marrë masa për të mbrojtur dispozitat thelbësore të marrëveshjes bërthamore me Iranin, tha shefi i komisionit të BE Jean-Claude Juncker në një intervistë të shtunën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2018 14:57 Europe/Tirane
  • Juncker: Jemi afër shpërthimit në Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian duhet të marrë masa për të mbrojtur dispozitat thelbësore të marrëveshjes bërthamore me Iranin, tha shefi i komisionit të BE Jean-Claude Juncker në një intervistë të shtunën.

"Zhdukja e marrëveshjes me Iranin nga SHBA nuk i shërben paqes globale," i tha ai gazetës Hannoversche Allgemeine. Si bashkë-arkitektë të marrëveshjes së Iranit, ne duhet ta mbrojmë thelbin e saj", shtoi Juncker. "Lindja e Mesme është në prag të trazirave të mëdha dhe jemi afër", paralajmëroi ai. Shefi i komisionit të BE në lidhje me tensionet në marrëdhëniet BE-SHBA, theksoi: "Ne duhet të mbrojmë interesat dhe vlerat tona, dhe ne duhet të veprojmë si një trup i vetëm, unë i bëj thirrje vendeve të BE t'i rezistojnë tundimit për të shkuar pas marrëveshjeve dypalëshe me SHBA, gjë që do ta dobësonte Evropën". "Nuk dua një luftë tregtare me SHBA, por Uashingtoni duhet të dijë se evropianët nuk do të jenë skllevër të politikës së brendshme amerikane," paralajmëroi ai.