Amerika dështon në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77050-amerika_dështon_në_ks_të_okb
Projekt-rezoluta amerikane në mbështetje të regjimit sionist dhe për të dënuar rezistencën palestineze, është refuzuar nga KS i OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2018 05:33 Europe/Tirane
  • Amerika dështon në KS të OKB

Projekt-rezoluta amerikane në mbështetje të regjimit sionist dhe për të dënuar rezistencën palestineze, është refuzuar nga KS i OKB.

Kuvajti, Rusia dhe Bolivia kanë kundërshtuar rezolutën e propozuar nga Amerika për të dënuar raketat e lëshuara nga grupet e rezistencës në Gaza kundër regjimit sionist, ndërkohë që 11 vende të tjera kanë abstenuar në këtë rezolutë. Amerika ishte e vetmja që ka votuar pro projekt-rezolutës së propozuar prej saj në KS të OKB. Si rezultat projekto-rezoluta e propozuar nga Amerika në mbështetje të regjimit sionist nuk u miratua. Rezoluta e propozuar nga Amerika është refuzuar në një kohë kur ditën e premte një rezolutë e propozuar nga Kuvajti në mbështetje të popullit palestinez, është anuluar për shkak të vetos së përdorur nga Amerika. Naser Atibi, përfaqësuesi i Kuvajtit në OKB pasi ka shprehur mbështetjen për popullin palestinez gjatë takimit të së premtes të KS të OKB, është përballur me veton e përdorur nga përfaqësuesja e Amerikës. Naser Atibi përfaqësues i Kuvajtit në OKB ka thënë : Pamundësia e KS të OKB në zbatimin e përgjegjësive të veta, e ka përshkallëzuar akoma më shumë krizën në territoret e pushtuara palestineze. Forcat sioniste prej 30 marsit 2018, ditës së tokës, kanë martirizuar më shumë se 120 palestinezë gjatë protestave të organizuara për të drejtën e kthimit kryesisht në rripin e gazës. Pas krimeve të shumta të regjimit sionist ndaj palestinezëve, Kuvajti hartoi një projekt rezolutë për KS të OKB ku ka kërkuar dënimin e regjimit sionist për shkak të përdorimit të forcës kundër civilëve palestinezë. Ushtarët e regjimit sionist kanë martirizuar një të ri palestinez në qytetin Al Khalil. Rami Sebarnem, i riu palestinez u qëllua nga ushtarët e regjimit sionist në afërsi të xhamisë Ibrahimi në qytetin Al Khalil dhe për shkak të plagëve të rënda dhe pengesës së ushtarëve sionistë për t'a dërguar atë në spital, ai ka ndërruar jetë. Rreth 13,300 palestinezë gjithashtu pësuan lëndime, prej të cilëve 300 janë në gjendje kritike. Territoret e pushtuara kanë përjetuar tensione të reja që kur Presidenti i SHBA Donald Trump më 6 dhjetor 2017 njoftoi njohjen e Kodsit nga Uashingtonit si kryeqytet i Izraelit dhe tha se SHBA do të lëviz ambasadën në këtë qytet. Vendimi dramatik shkaktoi demonstrata në territoret e okupuara palestineze dhe kudo në botë. Statusi i Kodsit është çështja më e ashpër në konfliktin e gjatë mes Izraelit dhe Palestinës. Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm. Më 17 maj, Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se regjimi i Izraelit duhet të paraqitet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për masakrën e fundit në Gaza. "Izraeli duhet të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (për vrasjen e palestinezëve). Meqenëse palët e treta nuk mund t'a bëjnë këtë, Palestina duhet t'a fillojë këtë", tha Chavusoglu. Në një komunikatë përfundimtare të lëshuar pas një takimi urgjent në Stamboll më 18 maj, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dënoi masakrën e dhjetëra civilëve në Gaza më 14 maj si "krime të egra të kryera nga forcat izraelite me mbështetjen e administratës amerikane". Ajo i kërkoi gjithashtu OKB-së "të formojë një komision hetimor ndërkombëtar për mizoritë e kohëve të fundit në Rripin e Gazës dhe t'i mundësojë komitetit të fillojë hetimin në terren". OBI më tej kërkoi "mbrojtjen ndërkombëtare të popullsisë palestineze duke përfshirë shpërndarjen e forcave ndërkombëtare të mbrojtjes" përballë "krimit të pakontrolluar" të kryer nga regjimi i Tel Avivit.