Bernie Sanders kritikon politikat e presidentit të Amerikës
Një senator demokrat i Amerikës ka kritikuar politikat arbitrare të presidentit të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Bernie Snaders, senatori demokrat i Amerikës, ka deklaruar se SHBA po shkojnë në rrugën e shndërrimit në një shtet arbitrar dhe despotik, do të thotë deri në atë nivel ku ekziston një president i cili në fakt është gënjeshtar. Sanders shtoi: "Shumë prej qytetarëve të Amerikës në qarqet private kundërshtojnë politikat e Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe e konsiderojnë atë si presidentin më të keq në historinë e këtij vendi". Sanders gjithashtu ka kritikuar edhe veprimet e shumicës së Partisë Republikane në Kongresin e Amerikës në mbështetje të gjithanshme ndaj politikave të Trump në sektorin e shëndetësisë dhe heqjes së taksave për miliarderët e Amerikë dhe në shumë sektorë të tjerë.