Naser Abu Sharif: Shumë shpejt regjimit sionist do t’i vijë fundi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77136-naser_abu_sharif_shumë_shpejt_regjimit_sionist_do_t’i_vijë_fundi
Përfaqësuesi i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik në Teheran ka thënë se rezistenca palestineze i është kundërvënë regjimin sionist dhe me ndihmën hyjnore shumë shpejt këtij regjimi do t’i vijë fundi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2018 06:05 Europe/Tirane
  • Naser Abu Sharif: Shumë shpejt regjimit sionist do t’i vijë fundi

Përfaqësuesi i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik në Teheran ka thënë se rezistenca palestineze i është kundërvënë regjimin sionist dhe me ndihmën hyjnore shumë shpejt këtij regjimi do t’i vijë fundi.

Naser Abu Sharif, në një simpozium me aktivistë mbështetës të Palestinës në Teheran tha se shumë shpejt primi hyjnor mbi Kodsin do të realizohet dhe shtoi se është për të ardhur keq që disa nga krerët e vendeve arabe dhe myslimane haptazi kanë lidhje me regjimin sionist dhe ndjekin këtë regjim. Ne nuk presim që Ks i OKB apo Liga Arabe të bëjnë përpjekje për çlirimin e territoreve të pushtuara të Palestinës dhe negociatat nuk kanë asnjë dobi dhe në këto kushte vetëm rezistenca është ajo që pengon realizimin e planeve pushtuese të regjimit sionist. Regjimi sionist që nga vendimi i Donald Trump kundër Kodsit ka martirizuar 187 palestinezë. Donald Trump më 14 maj me gjithë kundërshtimet botërore bëri transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades.