Trump e ka bërë jetën më të vështirë për të varfrit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77148-trump_e_ka_bërë_jetën_më_të_vështirë_për_të_varfrit
Faqja e internetit të Uashington Post raportoi mbi politikat e Donald Trump dhe ndikimin e tyre në jetën e të varfërve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2018 07:54 Europe/Tirane
  • Trump e ka bërë jetën më të vështirë për të varfrit

Faqja e internetit të Uashington Post raportoi mbi politikat e Donald Trump dhe ndikimin e tyre në jetën e të varfërve.

Faqja e internetit të gazetës amerikane Uashington Post, shkruan: Në vitet e fundit, zyrtarët e OKB-së kishin thënë se administrata e ish-presidentit amerikan Barak Obama nuk ka arritur të përballet me dhunën policore dhe ngacmimet seksuale në ushtrinë e vendit. Vitin e kaluar, nacionalistët e bardhë demonstruan në Charlottesville, SHBA dhe Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Diskriminimit u ka bërë thirrje zyrtarëve të SHBA-së për të kundërshtuar fjalimet e dhunshme dhe raciste. OKB vitin e kaluar sulmet e Donald Trump kundër mediave i ka konsideruar të rrezikshme dhe përveç kësaj, inspektorët e lartë të të drejtave të njeriut kanë kritikuar SHBA për mos adresimin e kërkesave të të varfrve. Philip Alston, Raportuesi Special i OKB-së për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut, i ka kushtuar disa muaj vizita komuniteteve të privuara në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ai u përballë me një familje në Alabama e cila duhej të kalonte muajin me 958 dollarë.