Franca mirëpret qëndrimet e Gjermanisë në reformimin e BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77168-franca_mirëpret_qëndrimet_e_gjermanisë_në_reformimin_e_be
Pallati presidencial i Francës ka bërë të ditur afrimin e pikëpamjeve të Parisit me qëndrimet e Berlinit në lidhje me çështjen e reformimit të Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Franca mirëpret qëndrimet e Gjermanisë në reformimin e BE

Pallati presidencial i Francës ka bërë të ditur afrimin e pikëpamjeve të Parisit me qëndrimet e Berlinit në lidhje me çështjen e reformimit të Bashkimit Evropian.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se pallati Elize ka lëshuar një deklaratë dhe ka deklaruar se Anglela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, në lidhje me reformën e BE dhe zonës së euros, po afrohet me pikëpamjet e Francës. Pallati presidencial i Francës këtë deklaratë e ka lëshuar pas deklaratave të fundit të kancelares së Gjermanisë. Angela Merkel të dielën në një intervistë, ka deklaruar se në mënyrë të veçantë mbështet sistemin e kredidhënies për anëtarët që po përballen me probleme dhe gjithashtu mbështet parimin e buxhetit për investim në zonën e euros. Pallati presidencial i Francës në deklaratën e tij ka thënë se kjo lëvizje pozitive është bërë në kuadër të zotimeve evropiane të qeverisë së Gjermanisë dhe konsiderohet e vetmja rrugë për forcimin e zonës së euros dhe të BE që Parisi plotësisht është i zotuar në këtë rrugë.