Franca mirëpret qëndrimet e Gjermanisë në reformimin e BE
Pallati presidencial i Francës ka bërë të ditur afrimin e pikëpamjeve të Parisit me qëndrimet e Berlinit në lidhje me çështjen e reformimit të Bashkimit Evropian.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se pallati Elize ka lëshuar një deklaratë dhe ka deklaruar se Anglela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, në lidhje me reformën e BE dhe zonës së euros, po afrohet me pikëpamjet e Francës. Pallati presidencial i Francës këtë deklaratë e ka lëshuar pas deklaratave të fundit të kancelares së Gjermanisë. Angela Merkel të dielën në një intervistë, ka deklaruar se në mënyrë të veçantë mbështet sistemin e kredidhënies për anëtarët që po përballen me probleme dhe gjithashtu mbështet parimin e buxhetit për investim në zonën e euros. Pallati presidencial i Francës në deklaratën e tij ka thënë se kjo lëvizje pozitive është bërë në kuadër të zotimeve evropiane të qeverisë së Gjermanisë dhe konsiderohet e vetmja rrugë për forcimin e zonës së euros dhe të BE që Parisi plotësisht është i zotuar në këtë rrugë.