Ministri i jashtëm francez: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77212-ministri_i_jashtëm_francez_marrëveshja_bërthamore_duhet_ruajtur
Ministri i jashtëm i Francës në një konferencë për shtyp ka thënë se marrëveshja bërthamore dhe aktiviteti i kompanive evropiane në Iran duhen ruajtur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm francez: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur

Ministri i jashtëm i Francës në një konferencë për shtyp ka thënë se marrëveshja bërthamore dhe aktiviteti i kompanive evropiane në Iran duhen ruajtur.

Jean Yves Le-Drian ministër I jashtëm I Francës ka thënë se amerikanët kërcënojnë kompanitë franceze që në rast se ato investojnë në Iran do të sanksionohen. Për këtë ka thënë ministri I jashtëm I Francës, Parisi duhet të përdorë masat e tij për të mbrojtur kompanitë e veta dhe për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Javën e kaluar ministri i jashtëm i Francës ka thënë se Evropa ka hedhur hapa të rëndësishëm në kuadër të mbrojtjes së kompanive evropiane përballë sanksioneve të vendosura nga Amerika kundër Iranit.  Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.