Republikanët i kundërvihen presidentit Donald Trump.
Senatorët republikanë kanë hartuar një plan për të kundërshtuar vendimin e presidentit Donald Turmp për vendosjen e tarifave doganore mbi aluminin dhe çelikun.
Sipas një njoftimi të Associated Press, senatorët republikanë me anë të këtij plani synojnë të vendosin në votim vendimin e presidentit amerikan për tarifat doganore të vendosura ndaj çelikut dhe aluminit. Bob Croker senator republikan i Tenesy ka thënë se mbi këtë çështje ka folur me senatorët e tjerë dhe ka marrë aprovimin e tyre. Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi planin për vendosjen e tarifave mbi importet e çelikut dhe aluminit, duke nxitur një valë kritikash të paralajmëruara në radhët e ndërkombëtarëve. Plani hyri në fuqi brenda 15 ditëve dhe do të përjashtojë përkohësisht Kanadanë dhe Meksikën. Partnerë të rëndësishëm tregtarë të Shteteve të Bashkuara kanë kritikuar presidentin Donald Trump për vendosjen e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit. Në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku të pranishëm ishin edhe punëtorë nga të dy industritë, Trump nënshkroi deklaratën e cila takson me 25% importet e çelikut dhe me 10% të aluminit. Detyrimet hynë në fuqi brenda 15 ditëve, ndërkohë që Kanadaja dhe Meksika do të jenë përkohësisht të përjashtuara, teksa vijojnë negociatat mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Amerikën e Veriut NAFTA. Shoqatat e çelikut dhe metalit të Kinës i kanë kërkuar qeverisë të kundërpërgjigjet duke goditur importet amerikane, përfshi këtu qymyrin, prodhimet bujqësore dhe elektronike.