Turneu evropian i beniamin Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77222-turneu_evropian_i_beniamin_netanjahut
Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu i cili ka inkurajuar presidentin amerikan Donald Trump që të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tashmë ka shkuar për një vizitë në tre vende evropiane me qëllim që të ndryshojë pikëpamjen e Evropës mbi marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Turneu evropian i beniamin Netanjahut

Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu i cili ka inkurajuar presidentin amerikan Donald Trump që të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tashmë ka shkuar për një vizitë në tre vende evropiane me qëllim që të ndryshojë pikëpamjen e Evropës mbi marrëveshjen bërthamore.

Judische Allgemeine media e këshillit qendror të hebrenjve në Gjermani, thotë se qëllimi i vizitës së Netanjahut në vendet evropiane është kritika ndaj veprimtarisë së Gjermanisë lidhur me qëndrimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe diskutimi mbi praninë e forcave iraniane në Siri. Kryeministri i regjimit sionist, ditën e hënë shkoi në Gjermani, ndërsa sot do të shkojë në Paris dhe më pas në Londër. Programi i vizitës së Netanjahut në tre vendet evropiane përqendrohet në diskutimin me palën evropiane lidhur me marrëveshjen bërthamore. Ai në bisedimet me autoritetet e këtyre vendeve do të ndjekë po të njëjtën veprimtari të Amerikës dhe do të kërkojë reformimin e marrëveshjes bërthamore dhe shtimin e tematikave që janë jashtë akordit të marrëveshjes. Moszbatimi i këtyre kërkesave bëri që Amerika nën presionet e Izraelit të dalë nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore. Përpara daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Beniamin Netanjahu me një shoq teatral ka publikuar disa disqe dhe dokumente ku ka pretenduar se Iranit pas marrëveshjes bërthamore ka nisur një program të fshehtë bërthamor. Pretendimet dhe akuzat e kryeministrit të regjimit sionist janë hedhur në kohën kur ANEA i vetmi organ kompetent për konfirmimin e marrëveshjes bërthamore, në 11 raportet e saj ka pohuar se Irani ka zbutuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve të ndryshme të botës ka thënë: Marrëveshja bërthamore është konfirmuar nga rezoluta 2231 e KS të OKB dhe garantohet prej saj. Përveç kësaj marrëveshja bërthamore nuk u përket vendeve nënshkruese të saj që të mund të ndryshohet për shkak të mosmarrëveshjeve politike apo për shkak të dëshirave të atyre që drejtojnë këtë marrëveshje. Megjithatë Amerika me një qëndrim të njëanshëm, destruktiv dhe armiqësor kundër Iranit, doli nga marrëveshja bërthamore e cila pavarësisht këtij fakti vazhdon të jetë aktive pas qëndrimit të palëve të tjera nënshkruese si Kina, Rusia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Irani. Pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Irani i ka dhënë afat të shkurtër Evropës që të japë garancitë e saj për zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe për garantimin e interesave të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje.  Lidhur me këtë Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik duke pasur parasysh eksperiencën negative dhe programin raketor, ka rikujtuar shkeljet e bëra nga pala evropiane dhe ka përcaktuar kushte për vazhdimin e programit bërthamor. Kushtet e vëna nga lideri suprem, mos parashtrimi i çështjes së programit raketor, pranisë aktive dhe të dobishme të Iranit në rajon, blerja e naftës së Iranit, lidhja bankare e Iranit dhe Evropës dhe kundërshtimi i hapur i sanksioneve amerikane. Për momentin Evropa është shprehur pro marrëveshjes bërthamore dhe ruajtjes së saj dhe ka kuptuar kushtet e Iranit mirëpo ajo që bind Iranin është se Evropa duhet të tregojë në realitet vullnetin e saj të mirë dhe të marrë hapa konkrete në këta aspekt.