Rreth 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77360-rreth_200_persona_të_zhdukur_pas_shpërthimit_të_vullkanit_në_guatemalë
Të paktën 192 persona janë zhdukur derisa 77 të tjerë janë të vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2018 09:21 Europe/Tirane
  • Rreth 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Të paktën 192 persona janë zhdukur derisa 77 të tjerë janë të vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.

Fshatërat në zona më të larta të malit janë djegur nga hiri vullkanik dhe llava.

Ekipeve të shpëtimit u është ndalur procesi i punës, pasi të martën vullkani ka shpërthyer sërish duke nxjerr gaz të nxehtë.

Më shumë se 1.7 milion persona janë prekur nga shpërthimi i vullkanit që ka nisur ditën e diel, derisa më shumë se 3,000 persona janë evakuuar.

Shpërthimi i së martës ka qenë i befasishëm pasi ekspertë për vullkane, kanë thënë se Fuego është në përfundim e sipër të aktivitetit të tij.

Udhëheqësi i Institutit Kombëtar për Sizmiologji, Edyy Sanchez, ka parashikuar se “nuk do të ketë shpërthim në ditët në vijim”.