Gjykatësja amerikane: Trump mund të shkarkohet
Një gjykatëse amerikane ka theksuar se Presidenti Donald Trump mund të shkarkohet detyra për një dosje abuzimi, duke përfshirë puthjen e padëshiruar dhe ngacmimin e një gruaje.
Gjykatësja amerikane Jennifer Schechter urdhëroi që të dyja palët e dosjes penale Zervos të dorëzojnë deponimet e tyre deri në 31 janar 2019. Zervos është një ish-konkurrente në emisionin "The Apprentice" të Donald Trump, e cila e ka akuzuar atë për abuzime seksuale. Avokatët e Trump po përpiqen të fitojnë kohë, tha avokatja e Zervos, Mariann Wang, duke shtuar se ekipi i saj ligjor kishte kërkuar tashmë ekipi i Trump të dorëzojë informacione rreth grave të tjera që akuzojnë presidentin Trump. Vlen të theksohet se Zervos është njëra prej dhjetëra grave të tjera që kanë akuzuar presidentin Trump për abuzime seksuale.