Ushtria e Libisë në prag të marrjes nën kontroll qytetin Derne
(last modified Thu, 07 Jun 2018 13:15:18 GMT )
Qershor 07, 2018 15:15 Europe/Tirane
  • Ushtria e Libisë në prag të marrjes nën kontroll qytetin Derne

Burimet ushtarake të Libisë kanë deklaruar se ushtria kombëtare e Libisë ka rrethuar terroristët në lagje të ndryshme në lindje të qytetit Derne dhe aktualisht ndodhet në prag të marrjes tërësisht nën kontroll të këtij qyteti.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se në bazë të burimeve ushtarake të Libisë, operacionet e forcave të ushtrisë kombëtare të këtij vendi të drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar në qytetin Derne po vazhdojnë pandërprerë për spastrimin e këtij qytetin nga terroristët. Përleshja e forcave ushtarake të drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar me forcat militante që quajtura "Këshilli i Muxhahidinëve të Dernes" ka filluar që nga mesi i muajit maj dhe deri më tani gjatë këtyre luftimeve janë vrarë edhe 17 civilë në mesin e tyre edhe 2 fëmijë.

Tags