Arrestohet një nga krerët e ISIS në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77468-arrestohet_një_nga_krerët_e_isis_në_francë
Zyra e prokurorisë së Parisit ka njoftuar se ish emigrant irakian i dyshuar për krime lufte dhe se është larguar nga komanda lokale e ISIS në Irak, është arrestuar në Calvados të veriperëndim të Francës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Arrestohet një nga krerët e ISIS në Francë

Zyra e prokurorisë së Parisit ka njoftuar se ish emigrant irakian i dyshuar për krime lufte dhe se është larguar nga komanda lokale e ISIS në Irak, është arrestuar në Calvados të veriperëndim të Francës.

Prokuroria e Francës nuk ka bërë të ditur identitetin e këtij terroristi por ka shtuar se ai akuzohet për anëtarësim në grupet terroriste dhe për përpjekje për kryerjen e akteve terroriste. Ndërkohë autoritetet irakiane janë të mendimit se personi në fjalë është një prej ish krerëve lokalë të grupit terrorist ISIS që ka kryer aktivitete në Tikrit dhe Samera. Terroristët e ISIS në qershor të vitit 2014 në provincën Tikrit kanë vrarë 1700 studentë të akademisë ushtarake Spiker që ndodhet në veri të kësaj province.