Rusia refuzon kërkesën e Trump
Qershor 08, 2018 19:21 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Rusisë në lidhje me kthimin e Rusisë në grupin industrial G7, tha se Moska nuk ka nevojë të jetë në një kuadër të tillë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov duke reaguar ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump tha se Rusia është e angazhuar për gjëra të tjera. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se G7-ta, apo grupi i vendeve më të industrializuara, “duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar”, katër vjet pas përjashtimit të saj, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Ai i bëri këto komente përpara nisjes së samitit treditor të G7-ës në Kanada.
Tags