20 milionë dollarë, shpenzimet e takimit Trump-Jung Un
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77660-20_milionë_dollarë_shpenzimet_e_takimit_trump_jung_un
Kryeministri i Singaporit ka deklaruar shpenzimet e organizimit të takimit historik mes liderëve të Amerikës dhe Koresë Veriore arrin rreth 20 milionë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 11:32 Europe/Tirane
  • 20 milionë dollarë, shpenzimet e takimit Trump-Jung Un

Kryeministri i Singaporit ka deklaruar shpenzimet e organizimit të takimit historik mes liderëve të Amerikës dhe Koresë Veriore arrin rreth 20 milionë dollarë.

Agjencia Associatet Pres e lajmeve njoftoi se Li Hesing Lung, kryeministri i Singaporit, ka thënë se këto janë shpenzimet të cilat ne jemi të interesuar t'i paguajmë dhe shpenzimet e sigurisë përfshinë gjysmën e kësaj shifre. Takimi mes presidentit amerikan dhe liderit të Koresë Veriore zhvillohet në "Capella Hotel në ishullin Santuza të Singaporit.  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka arritur në Singapor, ku më 12 qershor do të mbajë një samit historik me liderin verikorean, Kim Jong Un. Trump arriti në Singapor, vetëm disa orë pasi avioni i Kimit arriti po ashtu në Singapor, ku dy liderët do të takohen për herë të parë për të diskutuar për programin bërthamor të Phenjanit dhe denuklearizimin e Gadishullit Korean. Që të dy liderët janë pritur nga ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan. Trump dhe Kim do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Në delegacionin e Trumpit për këtë samit është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretarja për media Sarah Sanders.