Donald Trump vazhdon me tonet e ashpra të tij kundër Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77702-donald_trump_vazhdon_me_tonet_e_ashpra_të_tij_kundër_evropës
Presidenti amerikan duke kritikuar partnerët e tij evropianë ka pretenduar se vendi i tij në kohën kur ka pësuar dëme të shumta financiare ka mbështetur Evropën mirëpo ata kanë kryer tregti të padrejtë dhe të ashpër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2018 05:53 Europe/Tirane
  • Donald Trump vazhdon me tonet e ashpra të tij kundër Evropës

Presidenti amerikan duke kritikuar partnerët e tij evropianë ka pretenduar se vendi i tij në kohën kur ka pësuar dëme të shumta financiare ka mbështetur Evropën mirëpo ata kanë kryer tregti të padrejtë dhe të ashpër.

Ne nuk mund të lejojmë që miqtë dhe armiqtë tanë më shumë se kaq të përfitojë nga tregtia me ne dhe punëtori amerikan duhet të jetë në prioritet, ka thënë në një mesazh të tij presidenti Donald Trump. Për Amerikën nuk është e drejtë që të ketë një deficit prej 800 miliard dollarësh, shtoi ndër të tjera presidenti amerikan. Ai pretendoi se nuk do të lejojë prodhimin e tepërt tregtar për të cilin duhet të paguajnë taksapaguesit amerikanë. Evropa me një tepricë prej 151 miliard dollarësh duhet të pagojë më shumë për çështjet ushtarake ndërkohë që Amerika duhet të plotësojë pothuajse të gjitha shpenzimet e NATO-s dhe të mbrojë vendet evropiane, ka thënë presidenti Donald Trump.