Takimi i presidentit amerikan dhe liderit të Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77758-takimi_i_presidentit_amerikan_dhe_liderit_të_koresë_së_veriut
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Singapor u mbajt takimi ndërmjet Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2018 03:44 Europe/Tirane
  • Takimi i presidentit amerikan dhe liderit të Koresë së Veriut

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Singapor u mbajt takimi ndërmjet Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un.

Ky ishte një takim historik, pasi shihte që për herë të parë një president i Shteteve të Bashkuara, të takohej me një lider të Koresë së Veriut. Palët janë ulur në tryezë në orarin e paracaktuar, ndërsa Trump dhe Kim Jong-un kanë shtrënguar duart para nisjes së bisedimeve. Të dy palët u shoqēruan në takim nga stafet më të ngushta, ndërsa çështja e denuklearizimit dhe ajo e shpërndarjes së tensionit në rajon, ishin në qendër të diskutimit.

Në orët në vijim pritet që palët të japin më shumë detaje mbi takimin dhe çfarë u arrit në të. Media në Korenë e Veriut kanë rritur mundësinë se vendi i izoluar mund të 'vendosë marrëdhënie të reja' me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo vjen pak pas takimit historik mes presidentit Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un. Komentet shënojnë një ndryshim të tonit nga ana e Koresë së Veriut, pas dekadash armiqësi drejt SHBA-ve. Ndërkaq, Trump ka thënë se ka një 'parandjenjë të mirë' rreth takimit të shumëpritur.

Image Caption

 

Të dy liderët mbërritën të dielën në Singapor për bisedime, të parat mes një presidenti në detyrë amerikan dhe një lideri koreanoverior.