Kancelari austriak mbështet marrëveshjen bërthamore pas takimit me Netanjahun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77768-kancelari_austriak_mbështet_marrëveshjen_bërthamore_pas_takimit_me_netanjahun
Pas takimit me kryeministrin e regjimit sionist, Kancelari i Austrisë theksoi: Ndryshe nga Izraeli, Austria vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2018 03:45 Europe/Tirane
  • Kancelari austriak mbështet marrëveshjen bërthamore pas takimit me Netanjahun

Pas takimit me kryeministrin e regjimit sionist, Kancelari i Austrisë theksoi: Ndryshe nga Izraeli, Austria vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore.

Kancelari Austriak Sebastien Kortz pas takimit me Benjamin Netanjahun, duke theksuar se Austria nuk e ndryshon rrugën e saj të politikës së jashtme, tha se Austria vazhdon të mbështesë zgjidhjen për dy vendeve të pavarura dhe shpreson që bisedimet midis Izraelit dhe Palestinës në këtë çështje të kenë rezultat. Në këtë drejtim, transferimi i ambasadës sonë në Jerusalem nuk është në axhendë, tha në fjalën e tij kancelari i Austrisë. "Austria ka një përgjegjësi historike për nevojat e sigurisë së Izraelit dhe dëshiron të jetë më e fuqishme dhe e sigurt si një partner për Izraelin", tha ai. Kancelari austriak vazhdoi duke thënë se ai foli me Netanjahun shumë qartë për temën e Iranit, duke shtuar: "Unë e përsërita se përkundër Netanjahut, Asturia është mbështes i marrëveshjes bërthamore me Iranin. Në të njëjtën kohë, pozicioni i Izraelit është i kuptueshëm për mua Izraeli do të mbetet në hartë dhe Irani duhet të heqë dorë nga kjo çështje.