Reagimi i organizatës Mjekët pa kufi ndaj anijes me emigrantë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77836-reagimi_i_organizatës_mjekët_pa_kufi_ndaj_anijes_me_emigrantë
Organizata Mjekët pa Kufi ka thënë se mospranimi i anijes me emigrantë nga ana e Evropës, të cilët janë bllokuar në det të hapur, nuk ëhtë një fitore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 13, 2018 09:54 Europe/Tirane
  • Reagimi i organizatës Mjekët pa kufi ndaj anijes me emigrantë

Organizata Mjekët pa Kufi ka thënë se mospranimi i anijes me emigrantë nga ana e Evropës, të cilët janë bllokuar në det të hapur, nuk ëhtë një fitore.

Organizata humanitare që po kujdeset për 629 emigrantët e bllokuar në një anije të ndalur në afërsi të brigjeve malteze, thotë se dy anije italiane do t’i ndihmojnë ata të hyjnë në portin spanjoll të Valencias. Emigrantët janë shpëtuar nga disa gomone pranë brigjeve të Libisë. Si Italia, ashtu edhe Malta kanë refuzuar të lejojnë “Aquarius” të ankorohet në portet e tyre. Më herët, ekuipazhi tha se anija nuk mund të udhëtonte drejt Spanjës, pasi ishte e tejmbushur dhe kushtet e detit po përkeqësoheshin. Sidoqoftë, emigrantëve u janë dërguar ushqime nga marina malteze dhe autoritetet italiane. Roja bregdetare italiane thotë se lundrimi drejt Valencias pritet të marrë katër ditë. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, që u ul në detyrë një javë më parë, tha se ai do të mirëpriste “Aquarius-in”, pasi Italia dhe Malta e refuzuan. Autoritetet nacionaliste në ishullin francez të Korsikës po ashtu u treguan të gatshme të prisnin “Aquarius”, para se plani më i fundit në të cilin përfshihen anijet italiane, të shpallej. Mes emigrantëve, janë shtatë gra shtatzëna, 11 fëmijë të mitur dhe 123 minorenë të pashoqëruar. Minorenët janë të moshës nga 13 deri në 17 vjeç dhe vijnë nga Eritrea, Gana, Nigeria dhe Sudani.