Punonjësit e PE-së në grevë për kushtet e punës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77864-punonjësit_e_pe_së_në_grevë_për_kushtet_e_punës
Punonjësit që përkthejnë punimet e Parlamentit Evropian (PE) në 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë lënë punën në shenjë proteste për kushtet e punës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 13, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Punonjësit e PE-së në grevë për kushtet e punës

Punonjësit që përkthejnë punimet e Parlamentit Evropian (PE) në 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë lënë punën në shenjë proteste për kushtet e punës.

Rreth 500 përkthyes nga të cilët 330 prej tyre staf personel me detyrë në PE kanë nisur një grevë. Përkthyesit që përkthejnë fjalimet e deputetëve në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në 24 gjuhët zyrtare të BE-së kanë zbatuar vendimin e grevës dhe nuk kanë përkthyer fjalimet e mbajtura. Anëtarja portugeze, Marisa Matias, gjatë një fjalimi duke bërë të ditur se përkthyesit janë në grevë por se po imponohen nga PE-ja që të punojnë tha se "Nuk respektojmë të drejtat demokratike në parlamentin që është shtëpia e demokracisë. Kjo është një fatkeqësi". Teksa është vërejtur se vendimi për grevë është mbështetur nga shumë parlamentarë, thuhet se administratës së PE-së i është bërë thirrje që të tregojë përpjekje për ri-rregullimin e orëve të punës. Përkthyesit në PE janë ankuar se me ndryshimet e bëra kohët e fundit atyre u janë shtuar orët e punës dhe se gjatë këtij ndryshimi nuk është marrë mendimi i tyre.