Çavusoglu: Jemi në kontakt me Iranin për operacionin në Kandil
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77902-Çavusoglu_jemi_në_kontakt_me_iranin_për_operacionin_në_kandil
Turqia është e angazhuar në kontaktet me Iranin lidhur me operacionin e sigurisë të Ankarasë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në zonën e maleve Kandil në Irakun e veriut, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 13, 2018 21:05 Europe/Tirane
  • Çavusoglu: Jemi në kontakt me Iranin për operacionin në Kandil

Turqia është e angazhuar në kontaktet me Iranin lidhur me operacionin e sigurisë të Ankarasë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në zonën e maleve Kandil në Irakun e veriut, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

"Ne mbajmë kontakte me Iranin për operacionin në Kandil, sepse PKK dhe Partia e Lirisë së Kurdistanit paraqesin një kërcënim edhe për Iranin ... Po bëjmë përpjekje për të çliruar rajonin nga terroristët e PKK ", tha Cavusoglu, siç citohet nga kanali televiziv Haberturk. Të hënën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja kishte nisur një ofensivë në malet Kandil, ku ndodhet selia e PKK dhe e Partisë së Lirisë së Kurdistanit (PJAK), që është dega e PKK për Iranin. PKK konsiderohet si një organizatë terroriste nga Turqia.