Trump: Obama është fajtor pse Rusia ka aneksuar Krimenë
(last modified Fri, 15 Jun 2018 18:55:13 GMT )
Qershor 15, 2018 20:55 Europe/Tirane
  • Trump: Obama është fajtor pse Rusia ka aneksuar Krimenë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “është i mundshëm” takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë kësaj vere, derisa ka vazhduar të shtyjë përpara idenë që Moska t’i kthehet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

Në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 15 qershor, Trump ka fajësuar paraaardhësin e tij në presidencë, Barack Obama, për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë nga Ukraina. Rusia është përjashtuar më 2014 nga ajo që atëherë ishte quajtur G8, për shkak të vendimit të Moskës për aneksuar Krimenë dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Para nisjes së samtit të G7-ës në Kanada, këtë muaj, Trump ka shokuar aleatët e tij kur ka thënë se kombet anëtare “duhet të lejojnë kthimin e Rusisë” në grupin elitar. Trump u ka thënë gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë ta pushtojë Krimenë.

 

Tags