Ulen tonet mes Romës dhe Parisit
Duket se ka marrë fund tensioni politik i ditëve të fundit mes Italisë e Francës për shkak të vendimit të marrë nga Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini për mbylljen e porteve italiane ndaj emigrantëve që çdo ditë kapërcejnë Mesdheun.
Kryeministri italian Giuseppe Conte është takuar të premten në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron. Në qendër të këtij takimi pune është tema e përballimit të krizës së emigrantëve dhe rishikimi i reformës së Traktatit të Dublinit. Burime nga Kryeminisria italiane informojnë se Kryeminstri Conte do t'i propozojë Presidentit Macron ngritjen e qendrave spontane për emigrantët në vendet e tyre të origjinës, fakt që do të ndihmojë në mbylljen e rrugës së Mesdheut, e në sigurinë e jetës së emigrantëve. Qendrat e emigrantëve do të propozohen të ngrihen jo vetëm në Libi, por dhe në vendet afrikane sahariane siç është Nigeri.