Pretendimet e Shtëpisë së Bardhë për sukseset e administratës së Trump
Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate pretendoi se shkatërrimi i grupit terrorist ISIS, transferimi i ambasadës amerikane në Bejtul-Mokades (Jerusalem) dhe dalja e njëanshme e Amerikës nga marrëveshja bërthamore; janë sukseset e administratës së Trump.
Në deklaratën Shtëpisë së Bardhë që u publikua të premten, pretendohet: “Të gjithë popujt e botës si miqtë ashtu edhe armiqtë, do ta kuptojnë se Amerika është e fuqishme, me plotë krenari dhe e lirë. Donald Trump, presidenti i Amerikës, në takim me Kim Jung Un, liderin e Koresë Veriore, për arritjen në çarmatosjen bërthamore të plotë, të vërtetuar dhe të pakthyeshme në Gadishullin Korean, ka bërë një hap të madh”. Shtëpia e Bardhë në këtë deklaratë pretendoi se marrëveshja bërthamore ishte e papranueshme dhe katastrofale, ndërsa daljen e Trump nga kjo marrëveshje e paraqitur si veprim për garantimin e sigurisë kombëtare të Amerikës. Shtëpia e Bardhë gjithashtu duke anashkaluar shumë dokumente dhe dëshmi që tregojnë mbështetjen e Amerikës ndaj ISIS, shkatërrimin e këtij grupi terrorist e quajti rezultat të administratës së Donald Trump. Shtëpia e Bardhë edhe transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades, veprim ky që u përball me protesta, kundërshtime dhe dënime të gjera nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të larta të vendeve të ndryshme dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare, e konsideroi rezultat tjetër të rëndësishëm të administratës Trump.