Burgoset ish-shefi i shtabit elektoral të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78074-burgoset_ish_shefi_i_shtabit_elektoral_të_donald_trump
Ish-shefi i shtabit elektoral të presidentit të Amerikës është burgosur dhe deri në zhvillimin e seancës së ardhshëm të gjykatës, ai do të qëndrojë në burg.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 16, 2018 08:00 Europe/Tirane
  • Burgoset ish-shefi i shtabit elektoral të Donald Trump

Ish-shefi i shtabit elektoral të presidentit të Amerikës është burgosur dhe deri në zhvillimin e seancës së ardhshëm të gjykatës, ai do të qëndrojë në burg.

Kanali televiziv France 24 njoftoi se Paul Manafort, biznesmen dhe republikan, po përballet me akuza se u ka dhënë para dëshmitarëve në procesin e hetimeve përkatëse me dosjen e implikimit të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016. Paul Manafort  i cili ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij, deri më tani ishte nën arrest shtëpiak, mirëpo nga tani do të qëndrojë i burgosur në burg. Gjykatësi e dosjes ka thënë se Paul Manafort ka bërë tradhti ndaj besueshmërisë që i është dhënë atij. Paul Manafort do të gjykohet këtë verë me akuza pastrim parash, korrupsion financiar dhe lobim të paligjshëm.