CNN: Gënjeshtra e Trump po turpëron edhe Pinokun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78200-cnn_gënjeshtra_e_trump_po_turpëron_edhe_pinokun
Kanali televiziv amerikan CNN në raport të tij ka thënë se Trump në garën e gënjeshtrave ka mundur edhe Obaman sepse gënjeshtra e Trump të premten ka turpëruar edhe Pinokun.  
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 18, 2018 10:46 Europe/Tirane
  • CNN: Gënjeshtra e Trump po turpëron edhe Pinokun

Kanali televiziv amerikan CNN në raport të tij ka thënë se Trump në garën e gënjeshtrave ka mundur edhe Obaman sepse gënjeshtra e Trump të premten ka turpëruar edhe Pinokun.  

Në raportin e CNN thuhet: "Edhe kritikën më të ashpër të Donald Trump duhet ta pranojnë se presidenti Trump prijnë të paktën në një fushë. Ai deri më tani ka gënjyer më shumë se paraardhësi i tij".

CNN shkruan: "Ashtu siç ka raportuar edhe "Washingotn Post" së fundi, Trump që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë e deri më tani ka thënë më shumë se 3000 gënjeshtra ose deklarata devijuese që i bie se ai për çdo ditë ka thënë 6.5 gënjeshtra".

Raporti i CNN thekson: "Në realitet kur Trump ditën e premte në Shtëpinë e Bardhë zhvillonte një intervistë me kanalin Fox News, ai dha një grusht gënjeshtra dhe në mesin e tyre ishte edhe një gënjeshtër që turpëroi edhe Pinokun. Trump në këtë intervistë pretendoi se politika e pamoralshme dhe jonjerëzore për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre që arrestohen gjatë kalimit ilegal të kufirit, është ligj i demokratëve. Ky nuk është një ligj, por një politikë me zero tolerancë të cilën e ka prezantuar këtë vit administrata e Trump dhe vet Trump ka kompetencën për ta ndryshuar atë".

CNN në vazhdim thotë se pavarësisht gënjeshtrave të regjistruara të Trump, Steven Benon, ish-strateg i Trump, ditën e diele në një intervistë me ABC tha se Trump kurrë nuk ka thënë gënjeshtra. Mirëpo disa senator republikanë pohojnë se Donald Trump deri në nivel alarmantë po gënjen, mirëpo ata në krahasimin e tij me ish-presidentin Obama, përsëri mbrojnë gënjeshtrat e Trump.