Gjermania kërkon heqjen e armëve atomike amerikane nga vendi
Gjermanët kanë kërkuar tërheqjen e armëve bërthamore nga vendi i tyre. Në lidhje me këtë, organizatat paqeruajtëse të dielën protestuan kundër pranisë së armëve bërthamore amerikane në bazën ajrore Buchel në jugperëndim të Gjermanisë, duke bërë thirrje për tërheqjen e armëve.
Është vlerësuar se rreth 20 bomba taktike të tipit "Be-61" janë vendosur në bazën ajrore Buchel. Shtetet e Bashkuara duhet të zëvendësojnë bombat bërthamore moderne "B-61" të modës së vjetër që tani ka rreth 200 prej tyre në pesë vendet anëtare të BE-së , përkatësisht në Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Itali dhe Turqi. Fuqia shpërthyese e secilës prej armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara, që përbëjnë 20 bomba, është 80 herë më e madhe se bomba që sulmoi Hiroshimën. Me gjithë masat ndërkombëtare për të reduktuar arsenalet bërthamore, veçanërisht Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), i cili është miratuar dhe zbatuar për të reduktuar dhe shkatërruar armët bërthamore, Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosur për të mbajtur arsenalin e tyre bërthamor. Në të njëjtën kohë, në një samit të NATO-s të mbajtur në Çikago në maj 2012, liderët e NATO-s ranë dakord me planin e amerikanëve për të modernizuar dhe zëvendësuar bomba atomike amerikane në Evropë, siç theksuan vendet anëtare të NATO-s në samitin e mëparshëm. Armët bërthamore janë pjesë integrale e politikës së parandalimit të NATO-s dhe të gjitha këto armë duhet të jenë efektive. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në ruajtjen e sigurisë së evropianëve, duke përfshirë edhe gjermanët mirëpo në të vërtetë Amerika përdor armët bërthamore për të kontrolluar dhe kërcënuar Rusinë dhe rivalët e tjerë dhe për këtë këmbëngul në idenë për të përmirësuar dhe mbajtur arsenalin e bombave të B-61. Megjithëse Gjermania, si një vend jo-bërthamor, është e angazhuar për të mos hequr dorë nga përpjekjet për çarmatim bërthamor, ajo ende mbetet një nga bazat kryesore të SHBA për dislokimin e armëve bërthamore taktike në Evropë. Me gjithë vullnetin popullor që është kundër vendosjes së armëve bërthamore taktike të SHBA në Gjermani, qeveria e Angela Merkel dëshiron që këto armë të shkatërrimit në masë të jenë të pranishme në Gjermani. Megjithatë, Partia Social Demokrate, tani në një qeveri të koalicionit, kundërshton praninë e vazhdueshme të arsenalit bërthamor të SHBA në Gjermani. Ish-Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe zyrtarë të lartë të partisë së tij në fund të gushtit 2017, kanë mbrojtur qëndrimin e kësaj partie për tërheqjen e armëve bërthamore nga territori i Gjermanisë.