Libi: Arrestohet shoferi i Bin Ladenit
(last modified Tue, 19 Jun 2018 09:01:42 GMT )
Qershor 19, 2018 11:01 Europe/Tirane
  • Libi: Arrestohet shoferi i Bin Ladenit

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, forcat e ushtrisë kombëtare të Libisë të drejtuar nga Khalifa Haftar kanë arrestuar Abu Sejfan bin Gamu, shoferi i Bin Ladenit ish kreut të Al Kaida.

Arrestimi i tij është bërë në qytetin Derna të Libisë që është edhe qyteti i tij i lindjes. Bin Gamu është arratisur nga burgu në vitin 2011. Ai akuzohet për sulm ndaj konsullatës amerikane në Bengazi në lindje të Libisë në vitin 2012. Qyteti në fjalë në vitin 2011 është kontrolluar nga grupi Këshilli i Muxhahedinëve të Derna i varur nga Al Kaida.

Tags