Ministri francez i financave: SHBA nuk janë policë ekonomik të botës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78294-ministri_francez_i_financave_shba_nuk_janë_policë_ekonomik_të_botës
Ministri francez i financave Bruno Lumiere tha se vendet evropiane duhet të jenë të lira të zgjedhin biznesin e tyre. Amerika nuk duhet të jetë polici ekonomik i botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2018 08:46 Europe/Tirane
  • Ministri francez i financave: SHBA nuk janë policë ekonomik të botës

Ministri francez i financave Bruno Lumiere tha se vendet evropiane duhet të jenë të lira të zgjedhin biznesin e tyre. Amerika nuk duhet të jetë polici ekonomik i botës.

Ministri francez i financave sot (e martë) në një bisedë me televizionin francez, BFM, duke kritikuar sanksionet transatlantike amerikane kundër Iranit, tha se kompanitë franceze që janë të gatshme të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin nuk do të heqin dorë nga interesi i tyre, sepse cfarëdo qoftë, ato duhet të paguhen për mallrat që shesin ose bëjnë, por këto paga nuk mund të merren sepse nuk ka institucione financiare të pavarura evropiane me aftësinë për të mbështetur këto kompani. Lumiere shtoi: "Prioriteti ynë është të krijojmë institucione financiare të pavarura evropiane që mund të ofrojnë kanale financiare midis Francës, Italisë, Gjermanisë, Spanjës dhe vendeve të tjera në botë". Ai tha se sipas sanksioneve të reja të vendosura nga Presidenti i SHBA Donald Trump në maj dhe pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore, çdo kompani e huaj që ka bashkëpunuar me Iranin gjithashtu do t'i nënshtrohet sanksioneve dhe gjobave. Lumiere dhe homologët e tij në Bashkimin Evropian po përpiqen të sigurojnë që kompanitë e tyre, të cilat kanë shkuar në Iran pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, do të jenë të përjashtuara nga sanksionet e SHBA-së.