Hungari: Kush favorizon emigracionin e paligjshëm do shkojë në burg
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78372-hungari_kush_favorizon_emigracionin_e_paligjshëm_do_shkojë_në_burg
Hungaria duket se është e vendosur për të luftuar në çdo mënyrë emigracionin.  Goditjen e fundit e ka dhënë Parlamenti hungarez, i cili ka miratuar sot një legjislacion të ri që kriminalizon  ndihmën e dhënë nga avokatët apo aktivistët ndaj azilkërkuesve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2018 15:02 Europe/Tirane
  • Hungari: Kush favorizon emigracionin e paligjshëm do shkojë në burg

Hungaria duket se është e vendosur për të luftuar në çdo mënyrë emigracionin.  Goditjen e fundit e ka dhënë Parlamenti hungarez, i cili ka miratuar sot një legjislacion të ri që kriminalizon  ndihmën e dhënë nga avokatët apo aktivistët ndaj azilkërkuesve.

Çdokush që "lehtëson emigracionin e paligjshëm" do të përballet me një vit burg. Qeveria e Viktor Orban e ka quajtur legjislacionin "Ligji Stop Soros", pasi filantropisti miliarder akuzohet për mbështetjen e emigrantëve myslimanë. Votimi në Budapest erdhi disa orë pasi krerët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zhvillojnë bisedime mbi krizën dhe rishikimin e rregullave të azilit. Hungaria thotë se emigracioni kërcënon sigurinë e saj kombëtare, por qëndrimi i saj i ashpër dhe ligji i ri janë përballur me kritika të gjera ndërkombëtare. Agjencia e OKB-së për refugjatë u kërkoi zyrtarëve hungarezë që "të çojnë për skrap" ligjin e propozuar dhe ekspertët ligjorë nga organizata e të drejtave të njeriut e Këshillit të Evropës apeluan që votimi të shtyhej derisa të parashtronin një shqyrtim të masave të premten.