Turqia në prag të zgjedhjeve përcaktuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78556-turqia_në_prag_të_zgjedhjeve_përcaktuese
Turqia të dielën shkon në zgjedhje dhe pozitat e Erdoganit këtë radhë nuk duken aq të palëkundura sa më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2018 14:55 Europe/Tirane
  • Turqia në prag të zgjedhjeve përcaktuese

Turqia të dielën shkon në zgjedhje dhe pozitat e Erdoganit këtë radhë nuk duken aq të palëkundura sa më parë.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e tij mund ta humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale të shkojnë në raund të dytë. Turqit votojnë në 24 qershor si për Presidentin, ashtu dhe për parlamentin e ri të vendit, ndaj vëmendja është maksimale. Nëse fiton, Erdogani do të rrëzojë pozicionin e kryeministrit dhe të gjithë pushtetit e këtij të fundit do t’ia transferoje presidentit, pra vetes. Nëse humbet, mund të përballet me gjyqin për korrupsion ose të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm. Ky do të ishte një fund poshtërues për karrierën politike të njeriut që e ka zaptuar pushtetin që prej vitit 2002. Në këtë pikë është e qartë se kundërshtarët do të ndihen të inkurajuar, nëse ndodh vërtet që partia AKP ta humbasë shumicën parlamentare dhe vota presidenciale të shkoje në balotazh.Mediat e Turqisë kanë deklaruar se një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend, liderët e 9 partive politike me anë të deklaratave, kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj kandidatit Muharrem Inxhe të Partisë Republikane Popullore në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Gazeta "Cumhuriet" ka shkruar se liderët e 9 partive politike si Partia e Luftës Kombëtare, Partia e Madhe, Partia e Jetës së Lirë, Partia e Punëtorëve, Partia e Grave, Lëvizja për Mbrojtjen e Ligjit, Partia e Unitetit, Partia e Unitetit Turk dhe Partia e të Rinjve të Anadolisë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët ku kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Muharrem Inxhe në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Megjithatë, analistët mendojnë se një skenar i tillë, pak gjasa ka që të ndodhë vërtet. Çdo lloj anketimi vazhdon t’i japë Erdoganit të paktën 43% të mbështetjes, çka tregon se ai te mbetet një politikan popullor. Opozita turke ndërkohë ka zhvilluar një fushatë të suksesshme me kandidatë të fortë, ndoshta më e efektshmja e 16 viteve të fundit. Ndryshimi është në ajër, thonë vëzhguesit, por që të behet realitet do te duhet të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.