Trump krenohet për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78576-trump_krenohet_për_shkeljen_e_marrëveshjeve_ndërkombëtare
Presidenti amerikan krenohet dhe mburret për vendimet e tij që çuan në daljen e Amerikës nga marrëveshjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 24, 2018 06:01 Europe/Tirane
  • Trump krenohet për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare

Presidenti amerikan krenohet dhe mburret për vendimet e tij që çuan në daljen e Amerikës nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Donald Trump në një fjalim të tij në Nevada, ka mbrojtur veprimet e tij për daljen nga marrëveshja bërthamore, nga marrëveshja për mbrojtjen e ambientit të Parisit dhe transferimin e ambasadës amerikane në Kods. Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ka rivendosur sanksionet mbi Korenë e Veriut, duke sthuar se ajo 'vazhdon të jetë një kërcënim i jashtëzakonshëm' për shkak të armëve bërthamore. Deklarata e tij vjen 10 ditë pasi tha se nuk kishte rrezik nga Peniani. "Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut,"-tha presidenti amerikan më 13 qershor, një ditë pasi takoi udhëheqësin e vendit Kim Jong-un në Singapor. Ky veprim erdhi pasi SHBA dhe Koreja e Jugut anulluan stërvitjet ushtarake. Pentagoni tha se qëllimi ishte të mbështeste negociatat diplomatike. Deklarata e Trump ndjek vendimin që është marrë këtë javë për pezulluar një stërvitje të madhe ushtarake të përbashkët midis SHBA dhe Koresë së Jugut që ishte planifikuar për në gusht. Presidenti Trump premtoi t'i japë fund "lojërave të luftës" mes aleatëve në samitin e tij me Kim, duke i quajtur ato "provokative". Kjo erdhi si një goditje për shumë vende, por SHBA argumentoi se këto stërvitje thjesht mbrojtëse dhe çelësi për vendosjen e aleancës së saj ushtarake me Seulin.