Haga analizon ankesën e Iranit kundër Amerikës
(last modified Sun, 24 Jun 2018 08:31:31 GMT )
Qershor 24, 2018 10:31 Europe/Tirane
  • Haga analizon ankesën e Iranit kundër Amerikës

Në tetor të këtij viti gjykata ndërkombëtare e Hagës do të analizojë ankesën e drejtuar nga Irani kundër Amerikës për shkak të bllokimit të kapitaleve të Iranit.

Gjykata e lartë amerikanë më 20 prill 2016 ka lejuar bllokimin e shumës 2 miliard dollarë pjesë e kapitalit të Iranit. Gjykata amerikane ka pretenduar se kjo shumë do të përdoret për të paguar dëmshpërblimet për viktimat amerikanë të sulmeve terroriste. Në qershor të vitit 2016 Irani ka ngritur një padi kundër Amerikës në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe ka kërkuar lirimin e kapitalit të bllokuar. Ministria e jashtme e Iranit ka dënuar vendimin e gjykatës së lartë amerikane dhe atë e ka quajtur vjedhje. Gjykatat amerikanë në shumë raste pa pasur fakte të dokumentuara dhe të bazuar në ligje kanë nxjerrë verdikte për bllokimin e kapitaleve të Iranit në Amerikë me pretekstin e pagimit të dëmshpërblimit për familjarët dhe shtetasit amerikane që kanë pësuar dëme në ngjarje të ndryshme. Gjykata e Uashington DC pas padisë së ngritur nga familjarët e 241 ushtarëve të vrarë gjatë shpërthimit të bazës amerikane në Bejrut në vitin 1983, më 30 maj 2003 pa u bazuar në fakte të verifikuara, dënoi Iranin duke e bërë përgjegjës për këtë sulm. Republika Islamike e Iranit ka hedhur poshtë pretendimet e kësaj gjykate. Qeveria amerikane haptazi jo vetëm që ka bashkëpunim me ato qeveri që me anë të akteve terroriste vënë në rrezik jetën e qytetarëve amerikanë por Amerika përpiqet që të mbajë mënjanë dhe distancojë këto qeveri nga çdo ndjekje apo ndëshkimi nga ana e gjykatave amerikane. Një prej shembujve të qartë është qeveria e Arabisë Saudite shtetasit e të cilës kanë ndërhyrë në ngjarjen terroriste të 11 shtatorit 2001 duke sulmuar kullat binjake dhe duke shkaktuar vrasjen e mijëra shtetasve amerikanë. Përveç kësaj  është vërtetuar se disa prej princave sauditë dhe funksionarët e lartë të Arabisë Saudite kanë mbështetur  terroristët që shkaktuan këtë ngjarje terroriste. Megjithëse Barack Obama ish presidenti amerikan ka kundërshtuar miratimin e çdo ligji për të dënuar regjimin saudit për ngjarjen e 11 shtatorit, vitin e kaluar senati amerikan dha votën pro për të eliminuar veton e përdorur nga presidenti amerikan mbi ligjin Jasta. Sipas ligjit në fjalë familjarët e viktimave të 11 shtatorit mund të ngrenë padi kundër Arabisë Saudite në gjykatat amerikane. Mirëpo gjykatat amerikane pa pasur fakte të dokumentuara mbi ndërhyrjen e Iranit në ngjarjet terroriste dhe vetëm për të ushtruar presione ndaj Iranit, nxjerrin verdikte për bllokimin e kapitaleve të Iranit në bankat amerikane me pretekstin e dëmshpërblimit të familjeve të viktimave në ngjarjet terroriste.

 


 

Tags