Vendimet e Trump mbi emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78656-vendimet_e_trump_mbi_emigrantët
Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë thirrje për dëbime të shpejta që anashkalojnë çdo proces gjyqësor në një twitim të dielën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2018 04:35 Europe/Tirane
  • Vendimet e Trump mbi emigrantët

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë thirrje për dëbime të shpejta që anashkalojnë çdo proces gjyqësor në një twitim të dielën.

"Kur dikush të hyjë, ne duhet menjëherë, pa gjyqtarë apo procese gjyqësore, t'i kthejmë nga vendi ku kanë ardhur," shkroi Trump. Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Z. Trump ndryshoi një politikë për të ndarë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre pas një reagimi të ashpër brenda dhe jashtë vendit. Më shumë se 2,300 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor. Që nga maji, të gjithë migrantët që kalojnë kufirin e SHBA në mënyrë të paligjshme përballen me ndjekjen penale nën politikën e "tolerancës zero". Presidenti nuk bëri dallimin midis emigrantëve ekonomikë dhe atyre që kërkonin azil. Z. Trump është ballafaquar me kritika, duke përfshirë edhe nga Partia e tij Republikane, për zgjedhjen e gjuhës që përdori në Twitter. Kur ai më parë tha se emigrantët kërcënonin "të derdhnin dhe të infektonin vendin tonë", kongresmeni republikan Ileana Ros-Lehtinen u kthye tek ai duke thënë se "retorika e pabazë" e tij ishte "e pështirë" dhe i bëri jo njerëzorë ata që kërkonin një jetë më të mirë. Zyrtarët amerikanë të emigracionit thonë se 2,342 fëmijë janë ndarë nga 2,206 prindër nga 5 maji deri më 9 qershor. Më 20 qershor, z. Trump u tërhoq nga mbështetja e tij për politikën dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i dha fund praktikës së ndarjes së familjeve. Ai tha në atë kohë: "Nuk më pëlqente që familjet të  ndaheshin." Direktiva e Trump lejon ndalimin afatgjatë të fëmijëve të emigrantëve (megjithëse me prindërit e tyre), gjë që shkel ligjin federal që kufizon ndalimin e fëmijëve deri në 20 ditë. Qeveria amerikane tha se ende kishte 2,053 fëmijë në paraburgim, të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre nën politikën e imigracionit “zero tolerancë” të presidentit Donald Trump dhe vendosën planifikimin e hollësishëm mbi atë se si do të bashkonte familjet. Përkundër kritikave të avokatëve të prindërve dhe fëmijëve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha të shtunën në mbrëmje se kishte një proces të koordinuar mirë për të bërë ribashkimin e fëmijëve me familjet e tyre. Prej më shumë se dy muajsh, politika “zero tolerancë” e administratës Trump, kishte ndarë më tepër se 2000 fëmijë nga prindërit e tyre, në kufirin me Meksikën. kjo pasi prindërit emigrantë procedoheshin penalisht për kalim të paligjshëm kufiri, ndërsa fëmijët mbaheshin në një kamp me statusin e “të miturve të pashoqëruar”, ndërsa kushtet e këqija në këto kampe, sollën kritika të shumta ndaj administratës Trump. Vetëm dy ditë më parë Trump vendosi të tërhiqet nga vendimi, që shkaktoi zemërim të shumtë në SHBA dhe mbarë botën, ndërsa deri tani raportohet se rreth 522 fëmijë janë ribashkuar tashmë me familjet e tyre.