Britania konfirmon krimet me armë kimike të Sadamit kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78714-britania_konfirmon_krimet_me_armë_kimike_të_sadamit_kundër_iranit
Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe ka pohuar dhe konfirmuar sulmet kimike të regjimit Bath të Sadam Husenit në luftën e Irakut kundër Iranit, duke i quajtur ato tragjedi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2018 05:44 Europe/Tirane
  • Britania konfirmon krimet me armë kimike të Sadamit kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe ka pohuar dhe konfirmuar sulmet kimike të regjimit Bath të Sadam Husenit në luftën e Irakut kundër Iranit, duke i quajtur ato tragjedi.

Në mesazhin e ministrisë së jashtme të Britanisë së Madhe të titulluar “ Jo armëve kimike” është theksuar se me mijëra ushtarë iranianë në luftën e Irakut kundër Iranit, janë bërë pre e sulmeve kimike të Sadam Huseinit. Ministria e jashtme e Britanisë së Madhe, ka konfirmuar sulmet kimike të Sadamit kundër ushtarëve iranianë në luftën 8-vjecare të regjimit Bath të Irakut kundër Iranit në kohën kur qeveritë perëndimore si Hollanda, Britania, Gjermania dhe Amerika ishin ndër mbështetësit kryesor të regjimit Bath të Irakut të cilin e kanë pajisur me teknologjinë e prodhimit të armëve kimike. Me fjalë të tjera kompanitë evropiane ishin ato që garantuan armët kimike për regjimin e Sadamit dhe shumë autoritete evropiane kanë mbështetur këtë veprim dhe me heshtjen e tyre i kanë dhënë dritë jeshile regjimit të Sadamit që të përdorë armët kimike. Mirëpo regjimi i Sadamit, armët e tij kimike nuk i ka përdorur vetëm kundër ushtarëve por edhe kundër civilëve në Iran dhe Irak duke lënë me mijëra viktima kryesisht fëmijë dhe femra në sulmet kimike kundër qytetit Sardasht të Iranit dhe Halabçe të Irakut. Sulmi kimik i Sadamit kundër qytetit Halabçe në vitin 1987 është i njohur me emrin “ Masakra e Halabçesë” apo “ E Premtja e përgjakshme”. Në atë sulm 5 mijë persona humbën jetën dhe mbi 7 mijë të tjerë u lënduan për shkak të lëndëve kimike. Edhe pse tani pas disa dekadash Anglia ka pohuar këtë fakt historik dhe kjo mund të konsiderohet si një hap përpara, mirëpo implikimi i vendeve perëndimore dhe i organizatave ndërkombëtare në prodhimin, shitjen dhe përdorimin e armëve kimike vazhdon akoma. Boris Johnson, ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe lidhur me këtë ka thënë: Në vitin 1997 bota në bazë të konventës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike u angazhua për ndalimin e zhvillimit, depozitimit dhe përdorimit të këtyre armëve, mirëpo vitet e fundit kemi vënë re sulmet kimike të ISIS në Irak dhe në Siri. Përdorimi i armëve kimike në Siri dhe në Jemen, është tregues i sjelljes së dyfishtë të vendeve perëndimore dhe i aleatëve të tyre. Këto vende nga njëra anë hedhin slogane që dënojnë armët kimike dhe nga ana tjetër duke mbështetur kompanitë shitëse të armëve dhe duke heshtur përballë krimeve që shkaktohen me tët tilla armë, ndjekin qëllim e tyre të caktuara. Në të tilla kushte, respektimi i zotimeve ndërkombëtare të vendeve dhe mos ndjekja e politikave të dyfishta, është një prej kushteve kryesore për parandalimin e tragjedive të reja nga përdorimi i të tilla armëve.