Mogherini: Çështja e Jemenit duhet zgjidhur në kuadër të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78726-mogherini_Çështja_e_jemenit_duhet_zgjidhur_në_kuadër_të_okb
Shefja e politikës së jashtme dhe e sigurisë së BE ka theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së Jemenit në kuadër të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2018 05:44 Europe/Tirane
  • Mogherini: Çështja e Jemenit duhet zgjidhur në kuadër të OKB

Shefja e politikës së jashtme dhe e sigurisë së BE ka theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së Jemenit në kuadër të OKB.

Federika Mogherini, pas takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të BE në Luksemburg, ka thënë: BE kërkon zgjidhjen e krizës së Jemenit nëpërmjet aktiviteteve politike të OKB. Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes së BE në takimin e tyre në Luksemburg kanë diskutuar mbi zhvillimet në Jemen dhe veprimet e ndërmarra nga OKB për t’i dhënë fund krizës në këtë vend. Mogherini në këtë takim ka thënë: BE mbështet përpjekjet e OKB për zgjidhjen e krizës në Jemen. Ministrat e mbrojtjes së BE kanë thënë se sulmi I Arabisë Saudite kundër qytetit Hadida ka krijuar një katastrofë njerëzore në Jemen. Koalicioni Saudite prej 13 Qershorit ka nisur sulmet kundër qytetit bregdetar Hadida në perëndim të Jemenit. Porti i qyteti Hadida është rruga kryesore e futjes së ndihmave humanitare në Jemen.