Takim sekret Conte-Macron në Romë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78830-takim_sekret_conte_macron_në_romë
Vizita e djeshme e Presidentit francez Emmanuel Macron në Romë nuk kishte të programuar asnjë takim zyrtar me autoritetet e larta italiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2018 10:27 Europe/Tirane
  • Takim sekret Conte-Macron në Romë

Vizita e djeshme e Presidentit francez Emmanuel Macron në Romë nuk kishte të programuar asnjë takim zyrtar me autoritetet e larta italiane.

Por dhe pse axhenda e Presidentit francez protokolloi takimin në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Francesku e Sekretarin e Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë Pietro Carolin, burime nga Kryeministria italiane informojnë për mediat vendase se kreu i ekzekutivit Giuseppe Conte ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim sekret dhe një darkë pune me Presidentin francez Emmanuel Macron. Takimi Conte-Macron është zhvilluar në ndërtesën historike romane 'Casina Valadier' në zemër të vilës Borghese. Ky takim i zhvilluar në prag të samitit të BE që pritet të mbahet në Bruksel më 28-29 qershor, pati në qëndër të bisedës çështjen e emigrantëve. Bisedimet e zhvilluara në Romë mes kryeminsitrit Conte e presidentit francez Macron çuan gjatë ditës së djeshme në zgjidhjen e çështjes së 234 emigrantëve që prej disa ditësh ndodhen në bordin e anijes 'Lifeline' në pritje të një porti për t'u zbarkuar. Bisedimet e dy krerëve të shtetit i dhanë dritë jeshile lejimit të hyrjes së kësaj anije në Maltë, me kushtin që disa emigrantë të kësaj anije të mbërrijnë dhe në Itali. Ndërkohë nga Komisioni Europian vjen deklarata në mbështetje të aksioneve të qeverisë italiane në lidhje me çështjen e emigrantëve . "Nuk është e drejtë që vetëm një vend i BE t'i hap portet të gjitha anijeve me emigrantë. Mirëkuptojmë pozicionin e qeverisë italiane", deklaron Komisioni Europian. Në takimin Conte-Macron ishte e pranishme dhe Zonja e parë franceze Brigitte Macron.